2 Shtator 2016 - 19:10
18 persona kanë vdekur nga rriqrat në Malishevë, që nga paslufta, e deri në vitin 2015, e kryeministri i vendit ka zgjedhur pikërisht këtë, për të ironizuar me AAK-në.
“Deklaratat/komunikatat e AAK-së po më përngjajnë në rriqrat e Malishevës. Nuk i do, as me i pa e lëre më me i komentu, por të kapen për trupi. Fjalori dhe logjika ekstreme e majtë ua demaskon petkun e qendrës së djathtë me të cilin tentojnë t’i mashtrojnë perëndimoret”, ka shkruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Grindavec dhe inatçor e kanë quajtur Mustafën opozita dhe analistë, pas kësaj deklarate, megjithëse nuk është e para e llojit të tillë.
Petrit Zogaj, nga Lëvizja “FOL” ka thënë se kërkim-falja pas kësaj deklarate, është krejt e parëndësishme dhe e ka kritikuar Mustafën që sipas tij, nuk e ka të qartë përgjegjësinë që mban si kryeministër.
Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, nuk ka mundur të japë sqarime për deklaratën e fundit, me arsyetimin se nuk është në Kosovë.
Kryeministri Isa Mustafa edhe më herët ka ofenduar e është lëshuar në komentime personale në llogarinë e tij në Facebook.
“Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: “Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestojë Isa Mustafën” … ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka të burgosur të “popullit”, pati shkruar, duke u arsyetuar pastaj se i është keqpërdorur faqja e tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...