Qeveria ende shpreson në relaksim raportesh me opozitën për demarkacionin [video]

2 Shtator 2016 - 19:05      

Qeveria e Kosovës ende po shpreson se do të ketë relaksim raportesh mes pozitës e opozitës për marrëveshjen për demarkacionin, pavarësisht që kryeministri thotë se ajo nuk do të rishqyrtohet e as rinegociohet. Zyra e kryeministrit thotë se marrëveshja do të jetë shpejt në Kuvend, por nuk precizojnë datën e saktë.

Këtë e pati arsyetim kryeministri i vendit derisa e tërhoqi një ditë më parë nga rendi i ditës pikën për demarkacion, pavarësisht se në sallë plenare i kishte rreth 100 deputetë.

Por, deklaratat e kryeministrit i kanë demantuar vetë deputetët serbë, duke thënë se nuk kanë pasur kushte ndaj partnerëve të koalicionit.

Deputeti i Listës serbe, Nenad Rashiq, në një komunikim me KTV-në, e mohon që Lista Serbe u ka vënë kushte partnerëve të koalicionit, por thotë se asnjëherë për gjithë këtë periudhë nuk janë kontaktuar nga askush.

Ai ka thënë se nuk kishin opsion tjetër, pos vendimit për të mos marrë pjesë në seancë.

E quan të padrejtë dhe jokorrekte nga ana e kryeministrit, sepse sipas tij, serbëve po u mbetet faji pa qenë ata fajtorë.

“Po të kishim pasur kushte, ne do të duhej të kishim takim me ta, e deri tash ne nuk jemi takuar asnjëherë”, ka thënë Rashiq.

Por, këshilltari i kryeministrit beson se një ndër arsyet e Listës Serbe pse nuk ishin në sallë përveç të ndjerit të rrezikuar, mund të ketë qenë edhe mungesa e informacionit të bollshëm për demarkacionin.

Ndryshe nga ministra të kabinetit qeveritar, që kanë thënë se kjo marrëveshje do të shkojë në kohë rekorde në Kuvend, Abdullahu nuk flet me ditë, por thotë se shpejt ajo do të shkojë në Kuvend.

Në fund të seancës së djeshme, kryeparlamentari shpalli të mbyllur sesionin pranveror, duke thënë se sesioni vjeshtor do të nisë pas 12 shtatorit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...