2 Shtator 2016 - 18:45
“Misioni i OKB-së që duhet të mbrojë të drejtat e njeriut, është para rrezikut që të zgjedhë njeriun më të gabuar për sekretar. Derisa ky mision duhet të jetë garancë për kujdes ndaj viktimave e njerëzve të diskriminuar është duke shkelur mbi gjenocidin ne Bosnjë, Kosovë dhe Kroaci nëse zgjedh ish - ministrin e Jashtëm serb Jermiq”, thuhet nga Vetëvendosje.
Vetëvendosje ka treguar se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra në Kosovë e as nuk ka dëmshpërblyer për to.
“Kujtojmë se Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra. Nuk ka dëmshpërblyer për to. Serbia, dhe vetë Jeremiqi, në cilësinë e ministrit ka ushtruar politikë ndarëse e kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare. Është angazhuar për ta bllokuar atë. Ne duhet të ngremë zërin e kundërshtisë tonë për këtë çështje. Kemi të gjitha arsyet për ta kundërshtuar këtë kandidat dhe këtë duhet ta bëjmë duke marrë pjesë edhe në protestën e nesërme”, ka përfunduar Vetëvendosje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...