Në Shqipëri, numri i turistëve të huaj u rrit për 34 për qind

2 Shtator 2016 - 18:36      

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, paraditen e të premtes 2 shtator, vizitoi terminalin e pasagjerëve dhe qendrën e informimit për turistët në portin e Durrësit.

E shoqëruar nga Gazmend Shalsi, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës dhe Boke Budini, drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, ministrja Ekonomi ndoqi nga afër shërbimin që i ofrohet pasagjerëve të trageteve që mbërrijnë në portin e Durrësit në orët e para të mëngjesit.

Duke folur për numrin e turistëve të huaj dhe vendas që mbërritën në këtë port ministrja Ekonomi deklaroi:

“Dëshiroj të komunikoj me publikun faktin që porti i Durrësit së bashku me policinë kufitare të Durrësit kanë punuar shumë këtë sezon, pasi për periudhën 1 Qershor - 31 Gusht 2016 përpunuan dokumentat për 404 mijë shtetas dhe 106 mijë mjete. Shifrat flasin për një fluks të shtetasve të huaj 34% më të lartë se e njëjta periudhë në 2015 dhe për shtetasit shqiptarë prej 17% më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo ndodhi falë kuziozitetit të të gjithë turistëve që donin të vizitonin vendin tonë, por nuk duhet të harrojmë në asnjë moment se gatishmëria e këtyre dy strukturave port dhe kufi, ka qenë maksimale”

Gazmend Shalsi, drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, tha se “ është rritur dhe numri i jahteve që kanë ardhur në portin e Durrësit këtë sezon veror. 170 jahte janë ankoruar në sezonin e kaluar. Ndërsa këtë sezon numri shkoi në 185 jahte. Është rritur numri i kroçierave dhe numri i pasagjerëve që sjellin këto kroçiera. 5 kroçiera turistike sollën 3500 turistë kryesisht shtetas amerikan dhe anglez”.

Drejtori Shalsi u ndal edhe në kushtet e sigurisë së portit kur tha se “momenti që ne po jetojmë aktualisht, siç është ai i përballjes nga shtetet e mëdha me efektet e terrorizmit gjatë sezonit turistik, vlen të theksohet që është bërë një punë shumë e madhe dhe e kujdesshme nga ana e portit dhe nga ana e drejtorisë së policisë së kufirit për garantimin e çdo situate që mos të ketë asnjë incident në portin e Durrësit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...