2 Shtator 2016 - 18:22
Ata konsiderojnë se ky zbulim tregon se synimet e Vetëvendosjes janë zhytja e Kosovës në gjakderdhje e anarki.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim është informuar për arsenalin e jashtëzakonshëm të mjeteve ndezëse, molotovëve, armëve artizanale dhe materieve tjera të rrezikshme për jetën e qytetarëve, të sekuestruara nga Lëvizja Vetëvendosje. LDK konsideron se zbulimi i këtyre mjeteve në ambientet në shfrytëzim të VV-së, në prag të protestës së djeshme, është dëshmi e skenarëve kriminalë, potencialit destruktiv dhe synimeve të këtij subjekti për zhytjen e Kosovës në gjakderdhje, kaos, krim dhe anarki”, thuhet në reagimin e LDK-së.
LDK më tej thotë se Vetëvendosje përbën rrezik evident për jetët e qytetarëve në Kosovë.
“Duke pas parasysh diskursin antishtetëror dhe kriminal të drejtuesve të kësaj partie, të shfaqur edhe sot nga një prej eksponentëve të saj i cili është pjesë e kriminalizimit të Komunës së Prishtinës, LDK thekson se ky subjekt tashmë e ka tejkaluar çdo cak të sjelljes demokratike dhe përbën një rrezik evident për jetën e qytetarëve, për shtetin e Kosovës dhe proceset demokratike”, shton LDK.
E në fund LDK u bënë thirrje qytetarëve mos t’i bashkëngjiten protestave të Vetëvendosjes.
“Duke shprehur besimin e plotë në profesionalizmin e organeve për zbatimin e rendit dhe ligjit, LDK i bën thirrje qytetarëve të vendit që, ashtu si në protestën e dështuar të zhvilluar dje, të mos i bashkëngjiten asnjë aktiviteti të këtij subjekti kriminal, të mos bien pre e indoktrinimit neokomunist dhe manipulimeve antishtetërore të këtij subjekti, i cili tashmë është simbol i të keqes në Kosovë”, përfundon LDK.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...