2 Shtator 2016 - 17:23
“Gjatë muajit tetor do të mbahet takimi i parë i Këshillit të MSA-së, i cili do të kryesohet nga unë si ministër i Jashtëm dhe e cila do të jetë faza më e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje. Biseduam se çfarë duhet të bëjmë që të koordinohemi më mirë për të ardhmen evropiane të Kosovës, por edhe sa i takon procesit të liberalizimit të vizave”, theksoi ministri Hoxhaj, transmeton Koha.net.
Kryediplomati Hoxhaj tha se dita e djeshme nuk ka qenë një dështim në Kuvendin e Kosovës, nuk ka qenë një s’mbrapsje dhe nuk ka qenë një dorëzim.
“Ne do ta rikthejmë këtë marrëveshje në Kuvendin e Kosovës kur edhe përfaqësuesit e komunitetit serb do të jenë të pranishëm. Ata janë qytetarë të Kosovës, përfaqësuesit e tyre po ashtu janë qytetarë të Kosovës. Ata nuk duhet që vetëm t’i gëzojnë privilegjet e tyre por kanë edhe përgjegjësi dhe obligime që të mbështesin procese kyçe politike nëpër të cilat po kalon vendi” ka thënë Hoxhaj.
Ministri e informoi shefen e re të BE në Kosovë edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, për pritjet që i ka Republika e Kosovës në një proces të tillë si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në të ardhmen.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...