Akademik Dushi i reagon kreut të ASHAK-ut për artikullin e tij rreth demarkacionit

2 Shtator 2016 - 17:01      

Akademik Minir Dushi, i është përgjigjur me një reagim të shkurtër kreut të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i cili në artikullin e tij për demarkacionin ia përmendi emrin edhe akademikut Dushi.

Ky është reagimi i plotë i Minir Dushit:

Reagim në shkrimin: “Kryetari i ASHAK-kut demanton Bulliqin e Isufin, i quan diletantë, gënjeshtarë dhe plagjiatorë”, të botuar në Koha.net me 31.08.2016.


Lidhur me këtë shkrim, sikurse edhe në Konferencën Shkencore të mbajtur në Prishtinë me 03.08.2016 për dermarkacionin me Malin e Zi, Ak. Islami e ka përmend emrin tim.
Së këndejmi dëshiroj të njoftoj opinionin se unë si inxhinier i minierave nuk kam lidhje me hartat gjeografike të Kosovës. Në veprën time, “Pasurit minerale të Kosovës”, jam shërbyer me një hartë të Kosovës, që aso kohe ishte në përdorim për të treguar vendet ku ndodhen të përqendruara mineralet e dobishme të vendit tonë.
Tani vërtetë shtrohet pyetja? Përse kryetari i AShAK-ut Islami emrin tim e radhit me emrat e profesorëve të nderuar të ndjerë të gjeografisë.

Akademik Minir Dushi

02.09.2016

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...