PD sheh si të arsyeshëm veprimin e Mustafës për demarkacion

2 Shtator 2016 - 16:22      

Partia e Drejtësisë, nëpërmes një komunikate për medie, e ka parë si të arsyeshëm veprimin e Mustafës dje, në tërheqje të demarkacionit nga rendi i ditës.

Gjithçka që ndodhi më 1 shtator në Kuvendin e Kosovës dhe kundërshtimin e demarkacionit e ka bërë Serbia.

Ata këtë e shohin si mundësi për rritjen e shkallës së konsensusit nacional, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën e Partisë së Drejtësisë:

Partia e Drejtësisë vlerëson tërheqjen nga procedura parlamentare e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi si veprim të arsyeshëm të Kryeministrit të vendit në funksion të arritjes së shkallës më të madhe të mundshme të konsensusit nacional politik përkitazi me këtë çështje me rëndësi të madhe shtetërore.

Partia e Drejtësisë në vazhdimësi ka insistua në deklaratat e saja politike për arritjen e konsensusit kur janë në pyetje interesat strategjike të vendit.

PD vazhdon të konsideron se ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit duhet të ndodhë në Kuvendin e Kosovës dhe fton gjithë spektrin politik të vendit, që në këtë periudhë të ndasive të rrezikshme që po e kërcënojnë çdo ditë e më shumë edhe sigurinë e qytetarëve dhe të ardhmen e vendit, të qëndrojë i bashkuar duke tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe duke kontribuar fuqimisht për realizimin e interesave madhore të shtet-ndërtimit dhe integrimeve euro-perëndimore të vendit.

Seanca e parlamentare e 1 shtatorit demonstroi në mënyrën më të qartë se ajo që më së shumti kundërshton shënimin e kufirit ndërkombëtar të Kosovës me Malin e Zi është Serbia.

Sikur të ekzistonte konsensusi kombëtar për ratifikimin e Marrëveshjes ashtu siç ekziston konsensusi i partnerëve strategjik ndërkombëtar përkitazi me këtë çështje atëherë ndikimi i politikës së Serbisë në proceset e shtet-ndërtimit të vendit do të pamundësohej. Është interes i vendit tonë që sa më pare të definojë dhe aprovojë kufinjët me të gjithë fqinjët.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...