Foto: Koha

AAK: Demarkacioni s’kishte vota, deputetë të mazhorancës dëshmuan përgjegjësi

2 Shtator 2016 - 15:54      

Gjithë respekti dhe lavdi për një shumicë të konsiderueshme deputetësh të shumicës parlamentare, në raport me versionin aktual të demarkacionit.

Ajo çfarë po ndodhë në raport me demarkacionin dhe votën e të zgjedhurve të popullit, edhe nga radhët e PDK-së dhe të LDK-së, dëshmon se demarkacioni nuk është çështje partish e as e kauzave të sajuara, por çështje e përgjegjësisë shtetërore e kombëtare, shkruan Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë dhe Zëdhënës i AAK-së, transmeton Koha.net.

Isa Mustafa, dje të paktën, e pati shansin të tregohej burrë e të thoshte se po e tërheq Projektligjin për demarkacionin sepse nuk i ka votat për ta kaluar! Justifikimi i tij se po e tërheq për shkak të rrethanave të krijuara, në kohën kur kishte edhe quorum, edhe normalitet në sallë, edhe gatishmëri për votim, ishte ligësi, - shkruan Nitaj.

Tash ka një moment të ri, dhe çdo përpjekje për t’u bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë, do të ishte gabim fatal për sponsorizuesit e kësaj marrëveshjeje. Sot është koha për unitet drejt zgjidhjes së demarkacionit, - shkruan Nitaj.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...