2 Shtator 2016 - 11:56
Pasi i dëshiroi mirëseardhjen në Kosovë, ministri Çollaku shprehu përkushtimin e institucioneve për të vazhduar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në drejtim të avancimit të agjendës evropiane për Kosovën, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit ministri e ka njoftuar znj. Apostolova për angazhimet lidhur me zbatimin e MSA-së, rezultatet e para të së cilës kanë filluar të formësohen, duke shtuar se kjo është agjendë e reformave, e cila pritet të dinamizohet gjatë muajve në vazhdim.
Kurse sa i përket procesit të liberalizimit të vizave përkundër zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht tërheqjes nga rendi i ditës të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ministri Çollaku theksoi se BE-ja duhet të vazhdojë me procedurat e vendimmarrjes dhe të marrë vendim pozitiv për Kosovën.
“Kosova ka bërë më shumë reforma dhe ka përmbushur shumë më tepër kritere se çdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor që ka përfituar nga procesi i liberalizimit të vizave. Prandaj pres vlerësime pozitive në këtë drejtim dhe sigurojmë institucionet e BE-së se Kosova do të vazhdojë me agjendën e reformave duke respektuar dhe zbatuar obligimet që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave dhe procesi i integrimit evropian në përgjithësi”, ka thënë ministri Çollaku.
Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë njëherësh përfaqësuesja e posaçme e BE-së, znj.Nataliya Apostolova e falënderoi ministrin Çollaku për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë.” Jam e lumtur që Kosova është plotësisht e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe pres të punojmë bashkërisht në avancimin e saj, në mënyrë të posaçme në zbatimin e MSA-së dhe komunikimin e agjendës së BE-së te qytetarët e Kosovës”, ka thënë Apostolova.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...