Liberalizohet tregu për kontrollin teknik të automjeteve

2 Shtator 2016 - 11:45      

Prishtinë, 2 shtator - Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, z. Lutfi Zharku, ka nënshkruar sot Udhëzimin Administrativ nr.04/2016 për Kontrollimin Teknik të Automjeteve.

Me këtë udhëzim janë përcaktuar kushtet, kriteret dhe procedurat për marrjen e licencës për kontrollimin teknik të automjeteve, transmeton Koha.net.

Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është krijimi i lehtësirave administrative-teknike dhe ligjore për subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari, duke iu mundësuar qasje të barabartë e jodiskriminuese dhe krijimin e një tregu të lirë në këtë fushë. Me ndryshimet dhe plotësimet e bëra përmes këtij akti nënligjor hiqet barriera e marrjes së pëlqimit për hapje, ulja e tarifave për licencim dhe përtrirje të licencës, heqja e kufizimit të nurmit të caktuar të automjeteve për hapje të qendrës për kontrollimin teknik të automjeteve, që është në përputhje me vendimin nr. 17/44, date 12.08.2015, të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi eliminimin e të gjitha kushteve - kritereve që kufizojnë konkurrencën e lirë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...