Foto: Koha

Falja e borxheve shtyhet edhe për 6 muaj

2 Shtator 2016 - 11:22      

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një konference për media njoftoi sot vendimin për shtyrjen e afattit të faljes së borxheve edhe për gjashtë muaj.

Me ministrin Hoti në konferencë ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

Qeveria e vendit përmes një ligji lironte nga borxhet e krijuara deri më 31 dhjetor të vitit 2008 të gjithë qytetarët dhe bizneset, raporton Koha.net. Bëhej fjalë për 680 milionë euro borxhe të krijuara prej tyre deri në datën e përfshirë për falje.

Përveç borxheve faleshin edhe ndëshkimet dhe borxhet për mos pagesë të shërbimeve të ndryshme.

Nga kjo datë borxhlinjtë detyroheshin me ligj të shlyejnë borxhet e krijuara deri atëherë.

Afati për për faljen e borxheve me arsyetime të ndryshme u shty disa herë dhe afati i fundit, që ishte 1 shtatori, zgjoi interesim më të madh ndër borxhlinj që të përmbushin detyrimin ligjor.

Në bazë të këtij ligji deri me dje ishin falur vetëm rreth 120 milionë euro.

Në bazë të Ligjit për Faljen e Borxheve, buxheti i Kosovës ka inkasuar mbi 50 milionë euro.

“Bazuar në të dhënat preliminare që kemi deri më tani, rezultatet janë relativisht të kënaqshme. Kjo për shkak se javët e fundit, pas intensifikimit të fushatës informuese nga Ministria e Financave, qytetarët dhe bizneset kanë qenë shumë të angazhuar në kryerjen e procedurave për të përfituar nga falja e borxheve”, bëri të ditur ministri Hoti në konferencën e sotshme për medie.

Ai tha se deri më tani janë falur mbi 120 milionë euro borxhe dhe janë inkasuar mbi 50 milionë euro borxhe. Një shumë e konsiderueshme e borxheve është ri-programuar për pagesë për dy apo tri vitet e ardhshme. Kjo nënkupton se është liruar barra për familjet kosovare dhe për bizneset që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë.

Pasi njoftoi për evndimin që afati i faljes së borxheve të shtyhet edhe për gjashtë muaj, ministri Hoti sqaroi se “Duke qenë se ligji nga sot mbaron së qeni në fuqi, ne do të bëjmë menjëherë amendamentimin e tij dhe do ta përcjellim në Kuvendin e Kosovës në seancën e parë të radhës. Ligji do të ketë efekt retroaktiv nga data 3 shtator 2016”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, tha se një shtyrje e afatit për 6 muaj e tregon edhe një gatishmëri nga MF për krijimin e një fryme të re për sektorin privat dhe të njëjtën kohë një gatishmëri e tillë e Ministrisë së Financave duhet të jetë obligim për komunitetin e biznesit, që të jetë sa më transparent, të jetë sa më azhur në kontabiliteti ... Besoj se është viti i disiplinës financiare, është viti i ndaljes së tendero -manisë masive, dhe e tëra kjo e hap një perspektivë të re për sektorin privat, për komunitetin e biznesit, që vërtet ardhmërinë ta sheh me një dozë të optimizmit më të lartë. Është e vështirë që të gjendet optimizëm në këtë kohë, kur agjenda politike është duke dominuar”, tha kryetari i OEK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...