2 Shtator 2016 - 10:52
Fillimisht ministri Rrahmani falënderoi autoritetet zvicerane për përkrahjen shëndetësisë kosovare dhe gjithashtu Odën Ekonomike Zvicër-Kosovë për gatishmërinë që me projekte konkrete të bashkëpunimit të ndihmojë për ngritjen e shkathtësive profesionale të kuadrit infermieror të Kosovës, transmeton Koha.net. Në vazhdim ai tha se përveç nevojave në fushën e përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore, kuadri profesionist ka nevojë edhe për ngritjen e shkathtësive profesionale, ndërkohë që theksoi nevojën e përmirësimit të komunikimit të brendshëm, të personelit mjekësor me pacientët dhe ngritjen edhe të shkathtësive menaxheriale.
Z. Sarkany tha se delegacioni i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku eksperti i angazhuar Andre Lamberlin ka biseduar me përfaqësuesit e niveleve të infermierisë si dhe janë vizituar disa klinika, për t’u para nga afër nevojat rreth projektit.
Pas vizitave që sot do të bëhen edhe në Spitalin e Ferizajt dhe qendra të tjera shëndetësore, do të bëhet një vlerësim real i nevojave konkrete për të filluar projektin e bashkëpunimit, që fokus ka zhvillimin e aftësive të infermierëve kosovarë në emergjencë; zhvillimin e aftësive profesionale në sektorin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të procedurave administrative.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...