
2 Shtator 2016 - 10:00
Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.
Po ashtu, Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në sheshin “Nënë Tereza” janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit nuk kanë zbatuar urdhrin e zyrtarëve policore.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia më tej njofton se në po këtë shesh, njësia policore ka shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të çantës së tyre i janë gjetur dhe konfiskuar 45 copë gurë dhe një mjet piroteknikë.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...