Foto: Koha

Në 16 shkolla të Kosovës sivjet fillon mësimi “online”

2 Shtator 2016 - 09:53      

Prishtinë, 2 shtator – Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjashtëmbëdhjetë shkollave nga 14 komuna të ndryshme, që nga 5 shtatori do të mund të zhvillojnë mësimin “online” në shkollë dhe në shtëpi.

Këtë ua ka mundësuar projekti “Më mëso mua”, i cili ka filluar të zbatohet për herë të parë në Kosovë nga Qendra e Arsimit e Kosovës (KEC) në marrëveshje me komunat, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë projekt e kanë mirëpritur drejtues të shkollave, duke thënë se nga ajo që kanë parë në trajnime, rezulton se mësimi “online” do ta bëjë shkollën më atraktive për nxënësit, si dhe si do të ndikojë në shfrytëzimin më racional të orës mësimore.

Megjithatë, ka një dozë dyshimi nëse mësimi “online” mund të ndikojë në pasivizimin e mësimdhënësve, duke e kthyer mësimin në rutinë, gjë e cila mund të bëjë që edhe nxënësit të humbin interesimin për mësim.

Por, implementues të projektit thonë se ai është treguar shumë i suksesshëm në vendet ku është zbatuar.

Melinda Mula, eksperte e arsimit dhe menaxhere e projektit “Më mëso mua” në KEC, ka thënë se ky projekt fillimisht do të zbatohet në 14 komuna dhe në 16 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në mbarë Kosovën.

Komunat në të cilat do të realizohet projekti janë: Prishtina, Peja, Gjakova, Vushtrria, Istogu, Malisheva, Rahoveci, Podujeva, F. Kosova, Drenasi, Lipjani, Shtimja, Hani i Elezit dhe Suhareka... (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...