Padia kundër Serbisë për gjenocid, premtim i papërmbushur i Thaçit

2 Shtator 2016 - 07:20      

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon ta përsërisë premtimin se Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer mbi popullatën shqiptare gjatë luftës së viteve 1998-99.

Premtimin e fundit ai e ka dhënë një javë më parë gjatë vizitës që i bëri kompleksit të varrezave të martirëve në fshatin Rancë të Shtimes, shkruan sot Koha Ditore.

“Institucionet e Kosovës veç janë duke u përgatitur seriozisht që të vënë para drejtësisë ndërkombëtare këtë gjenocid të Serbisë të kryer anekënd Kosovës”, ka thënë ai në përvjetorin e 18 të vrasjes së 11 anëtarëve të familjes Asllani nga forcat serbe.

Deklaratë të ngjashme me atë të gushtit, por edhe të kohës sa ishte kryeministër, Thaçi ka dhënë në një intervistë për gazetën “Danas”, në korrik të këtij viti. Mes tjerash ai ka thënë se institucionet e Kosovës ka vite që përgatiten për deponimin e padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...