Mustafa mban gjallë demarkacionin

2 Shtator 2016 - 07:09      

Kryeministri Isa Mustafa ka shpëtuar dështimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, duke e tërhequr nga procedura e votimit në Kuvend.

Ratifikimi do të dështonte sikur votimi do të zhvillohej, ngaqë subjektet në pushtet nuk i kishin 80 vota sa kërkon Kushtetuta për ta vënë në fuqi një marrëveshje ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Në një rrethanë të tillë, ekzekutivi do të detyrohej ta rinegocionte marrëveshjen me fqinjin perëndimor. Këtij zhvillimi, në opozitë i kanë dhënë dy interpretime.

LVV-ja e ka konsideruar si votim dhe dështim të demarkacionit. AAK-ja e Nisma, ndërkaq, e kanë konsideruar të pajustifikueshëm tërheqjen e projektligjit dhe kanë thënë se kjo është bërë me qëllim që Qeveria të blejë kohë për të rritur presionin mbi deputetët për të dhënë votën pro. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...