Masa e arrestit shtëpiak për të dyshuarit për terrorizëm cilësohet skandaloze

2 Shtator 2016 - 06:37      

Tre nga gjashtë të arrestuarit nga lëvizja “Vetëvendosje” si të dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa tre të tjerëve masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Atdhe Arifi, Egzon Haliti e Astrit Dehari do të qëndrojnë në paraburgim deri më 29 shtator 2016, kurse Frashër Krasniqi, Adea Batusha e Petrit Ademi në arrest shtëpiak, shkruan sot Koha Ditore.

Ky vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka ngjallur reagim te njohësit e çështjeve të drejtësisë, të cilët e kanë quajtur atë skandaloz.

Ata shprehin habinë se si persona, të cilët nga Policia e Prokuroria me shumë pompozitet u cilësuan si të dyshuar për terrorizëm, u liruan në arrest shtëpiak.

Avokati Arianit Koci konsideron se diçka nuk është në rregull me vendimin, pasi sipas tij, askund në botë nuk ndodh që ai që dyshohet për terrorizëm të lejohet të shkojë në shtëpi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...