Abdixhiku: Mospjesëmarrja në protestë tregues i mosbesimit ndaj LVV-së, jo përkrahje për Qeverinë

1 Shtator 2016 - 21:01      

Humbjen e besimit ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e kanë treguar sot qytetarët me mospjesëmarrjen në protestë për demarkacionin. Kështu u shpreh opinionisti Lumir Abdixhiku në Rubikon të KTV-së, i cili tha se shfaqja e pakënaqësisë është e pranishme kudo në Kosovë.

“Qytetarët e Kosovës ka kohë që janë duke protestuar. Protesta është shprehje e pakënaqësisë dhe qytetarët e Kosovës e bëjnë atë, të gjithë në mënyrën e vetë. Shfaqja e pakënaqësisë është gjithandej në Kosovë. Mospjesëmarrja e qytetarëve në protestë është një tregues i qartë, është tregues i mosbesimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo mbështetës të pushtetit”, ka thënë Abdixhiku.

Zgjidhja e situatës sipas Abdixhikut është një ndryshim rrënjësor i opozitës, një ndryshim siç thotë ai në kërkesat e qytetarëve e jo me revolucione e me molotovë.

“Duhet m’u dëgju zëri i qytetarëve, pa ndryshime të opozitës, ndryshime radikale të opozitës, as me revolucione e as me molotov, as me sulme të institucioneve, por një ndryshim në kërkesat e mirëfillta të qytetarëve. Sulmi në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ngjarjet që kanë ndodhur më pas nuk guxojnë vetëm të kalojnë ashtu”, përfundoi Abdixhiku.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...