Shala: Ahmeti po feston “fitoret” e Listës Serbe

1 Shtator 2016 - 20:56      

Flamur Shala, asamblist në Komunën e Prishtinës, thotë se kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti “po i gëzohet sukseseve të Listës Serbe”.

Kreu i Prishtinës sot gjatë ditës tha se pozita “inskenoi incidente, shtoi presionin në deputetë, kërcënuan me çka mos, bënë propagandë të jashtëzakonshme e u munduan të përdorin çdo përfaqësues ndërkombëtar, por pavarësisht këtyre demarkacioni sot nuk kaloi”.

Tani Shala thotë se mos-votimi në Kuvend i demarkacionit, që ndodhi si pasojë e mungesës së Listës Serbe, ka gëzuar Shpend Ahmetin dhe ka kërkuar nga ai që të distancohet nga “ata që mbjellin dhunë e zjarr”.

Ky është shkrimi i Shalës:

“Dje, Shpend Ahmeti organizonte njerëz (shumë prej tyre të punësuar jashtëligjshëm në Komunë) për ta ndezur Prishtinën. Sot, Ahmetin e paska bërë të lumtur Lista Serbe.

Në pamundësi që të festojë ndonjë rezultat në Komunën e Prishtinës, të cilën e ka degraduar në të gjitha aspektet, Ahmeti tashmë ka filluar të festojë “fitoret” e Listës Serbe , e në veçanti “sukseset” që dëmtojnë interesat e qytetarëve të Kosovës, që i lënë qytetarët pa liberalizim vizash, që cenojnë partneritetin me SHBA-të, që e lënë FSK-në pa transformuar në Forcë të Armatosur....

Shpendi të distancohet nga ata që po mbjellin dhunë e zjarr, nga ata që hedhin granata me maska për rrënimin e institucioneve të shtetit! Përkrahja e tij për rrënimin e kryeqyetit e bën kryetarin më të papërgjegjshëm.

Shpendi të kthehet te qytetarët e Prishtinës dhe t'u tregojë, ku i ka premitmet dhe cka iu ka” dhuruar” tash e tri vjet. Të kthehet në Komunë, të punojë për zhvillimin e kryeqytetit.

Tani, “kauzat” e tij dallojnë nga kauzat e miqve të Kosovës, nga kauzat e SHBA-ve për Republikën e Kosovës. Të mos harrojë, ata i kemi miq, me ta ecim më lehtë!”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...