Selmanaj: “Papërgjegjësia politike e bën Listën Srpska meritore”

1 Shtator 2016 - 20:44      

Situata e tensionuar e shkaktuar nga papërgjegjësia politike është rezultati i gjitha ngjarjeve të ditës së sotme. Mospërgjegjësia e klasës politike ka bërë që Lista Srpska të jetë në gjendje të përcaktojë një situatë ose jo ka thënë opinionisti Driton Selmanaj në Rubikon të KTV-së.

“Ka qenë një arsye pse është tërheq, dështimi ka qenë i sigurt. Nuk jemi ne gjendje ne vetë të vendosim mbi një situatë e Lista Srpska ka qenë në pozitë që ta përcaktojë tërë situatën sot”, ka thënë Selmanaj.

Sipas Selmanajt, liderët politikë duhet të ulen dhe të mos dalin nga një takim derisa të gjendet një zgjidhje e përbashkët.

Në anën tjetër Selmanaj ka thënë se sot është parë një numër i vogël i qytetarëve në protestë e cila është thirrur si gjithëpopullore. Kjo sipas tij do të thotë se populli është lodhur nga kjo temë.

Analisti Selmanaj ka thënë se edhe Mali i Zi është i interesuar që të zgjidhet ky problem në mënyrë që të ecë tutje me agjendën e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...