Raport i KTV-së nga ndryshimi i komandës së KFOR-it [video]

1 Shtator 2016 - 19:37      

Nga sot në krye të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka ardhur gjenerali italian, Giovanni Fungo, i cili zë vendin e bashkëkombësit të tij gjeneral major, Guglielmo Luigi Miglietta.

Me këtë rast, Miglietta ka porositur të gjithë që të ruajnë atë që Kosova ka arritur në këto 17 vjet. Gjithashtu, ai ka paralajmëruar një shqyrtim të misionit aktual të KFOR-it, por që sipas tij, gjithmonë duke e ruajtur efikasitetin për t’u përballur më çështjet e papritura.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar KFOR-in për mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe për ndihmën në ruajtjen e paqes brenda kufijve të Kosovës.

Në anën tjetër, komandantja e Forcave të NATO-së me Seli në Napoli, admiralja Michelle Howard ka lavdëruar punën e institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Derisa ka potencuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të mbarë, ajo ka dhënë pikët maksimale për Policinë e Kosovës e cila ,sipas saj, ka treguar se di të menaxhojë me situata të ndryshme edhe kur protestat mund të jenë të dhunshme.

Howard ka potencuar se NATO-ja është e kënaqur me punën që trupat e saj kanë bërë në Kosovë tash e 17 vjet. Komandanti në largim, gjeneral -majori i Guglielmo Luigi Miglietta është nderuar nga presidenti me medaljen ushtarake të nderit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...