Sot në Kuvend u diskutua edhe për “Pronto II” [video]

1 Shtator 2016 - 19:21      

Të gjithë atyre që u ndien të fyer nga bisedat e Adem Grabovcit në seritë e njëpasnjëshme të përgjimeve Pronto, protagonisti i tyre u ka kërkuar falje.

Megjithatë nuk harroi që edhe njëherë ta ripërsërisë, siç e ka quajtur ai, terrorin që po i bëhet atij dhe familjes së tij që nga fillimi i publikimit të përgjimeve, raporton KTV.

Grabovci kërkoi falje, pasi një gjë të tillë ia kërkoi deputeti Kujtim Paçaku.

Fyerjet që ia bënë kolegët, duke e quajtur idiote, e kanë prekur shumë edhe Flora Brovinën.

Ajo nuk ka pranuar të ulet në rendin e deputetëve të PDK-së, pavarësisht se e ka lutur tash shefi i deputetëve, Zenun Pajaziti.

Duket se edhe Safete Hadërgjonajt i ka ardhur keq që kolegët nga radhët e pakicave i quajti magjup e gabel, teksa është parë duke ia shtrënguar dorën kolegut Veton Berisha. Për krejt këto fyerje, falje kërkoi në emër të të gjithëve edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Kjo nxiti polemikë me deputetin Fisnik Ismaili.

Por, shefi i shefave, Adem Grabovci, në Pronton e radhës kujdeset të punësojë njerëz nëpër borde, derisa drejtorin e kompanisë ‘Devolli Group’, Xhelal Radoniqin, tenton ta fusë në historinë e Universitetit të parë të Pejës.

Publikimi i bisedave të Grabovcit, të përgjuara gjatë vitit 2001, kur ai ishte zëvendësministrit i transportit, do të vazhdojë ende.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...