Përplasje të ashpra të Gaxherrit me Konjufcën e Haxhiun në Kuvend [video]

1 Shtator 2016 - 19:23      

Nuk pati nevojë që të arrihej në pikën e gjashtë, kur do të duhej të diskutohej për demarkacionin me Malin e Zi, që të nxehej debati në Kuvend.

Pika e parë në deklarimet jashtë rendit të ditës nisi me tensione kur deputetja e LDK-së Besa Gaxherri u konfrontua verbalisht me deputetët e Vetëvendosjes, parti për të cilën tha se duhet të përcaktohet si parti politike apo organizatë terroriste.

Ajo ka thënë se nuk mund të quhet parti nëse në zyrat e saj gjenden armë e maska.

Gaxherri është përplasur edhe me deputeten e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu. Kur Konjufca e Rexhep Selimi akuzuan policinë e Kosovës se vepron sipas dirigjimeve politike, aty ka reaguar ministri Skënder Hyseni.

Për kreun e Kuvendit, deputetët e keqpërdorën foltoren, duke e kaluar kohën e përcaktuar për deklarime jashtë rendit të ditës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...