1 Shtator 2016 - 19:09
Derisa vëzhgoheshin nga një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të vendosur në çdo cep të qytetit, raporton KTV.
Mbi qiellin e Prishtinës u panë helikopter, ndërsa mbi ndërtesat e Kuvendit dhe qeverisë ishin vendosur forca që po ashtu fotografonin nga lart.
Pavarësisht kësaj, rugovasit thanë se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë marrëveshje të dëmshme. Pas fillimit të seancës së Kuvendit, protestuesit kanë dalë në pjesën tjetër të Kuvendit.
Ndërkaq, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ishte e rrethuar nga një kordon i Policisë së Kosovës. Aty qëndruan për disa orë, derisa kryeministri Isa Mustafa tërhoqi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi.
Kjo bëri që edhe udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje t’u bashkohen protestuesve. Tërheqjen e projektligjit nga ana e kryeministrit Mustafa, kryetari Visar Ymeri dhe deputeti Albin Kurti e kanë quajtur fitore të protestuesve. Pas fjalimeve të Ymerit e Kurtit, protestuesit u shpërndanë të qetë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...