Dy kushtet e Listës Srpska për ta votuar demarkacionin

1 Shtator 2016 - 17:19      

Kreu i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Slavko Simiq, i ka dërguar ditë më parë deputetëve dhe anëtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës, një letër në të cilën u ka kërkuar, që të mos marrin pjesë në procesin për zgjidhjen e problemit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas burimeve të “KosovaPress”, Simiq ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përmbushen premtimet.

Sipas këtij burimi, lista serbe kërkon shtrirje në 20 lokacione të kompanisë mobile serbe, MTS DOO, postin e zëvendës shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ta ketë një person nga komuniteti serb.

Sipas burimeve, këto janë dy kërkesa sfiduese për Qeverinë e Kosovës, në të kundërtën deputetët dhe anëtarët të tjerë serbë në Qeveri nuk do të marrin pjesë në seanca dhe mbledhje qeveritare.

Në rast se pala kosovare jep pëlqimin e këtyre kërkesave atëherë deputetët e Listës Serbe do të japin mbështetje të plotë për votimin e marrëveshjes rezolutë ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot ka kërkuar që të tërheqë votimin e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, pasi sipas tij, Lista Serbe, ka kërkuar koncesione. Përkundër kërkesës së deputetëve të opozitës që kjo pikë e rendit të ditës të iu rikthehet Qeverisë , një gjë të tillë proceduralisht nuk është bërë. Mbetet që në seanca të radhës Kuvendi i Kosovës ta fus në rend të ditës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...