1 Shtator 2016 - 17:09
Ai ka thënë se hezitimi i deputetëve, rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, duke shtuar se kjo ua heq argumentet ndërkombëtarëve që mbështesin interesat e Kosovës, transmeton Koha.net.
Postimi i plotë i Thaçit:
Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë.
Ky hezitim nga njerëzit e zgjedhur rrezikon pa të drejtë interesat shtetërore, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...