Limaj thotë Projektligji për demarkacionin u tërhoq pa arsye

1 Shtator 2016 - 15:05      

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka dalë në foltore pasi kryeministri Mustafa e tërhoqi nga rendi I ditës pikën për demarkacionin.

Limaj tha se sipas rregullores propozuesi i ligjit mund ta tërheq ligjin, por në këtë rast tërheqja e kësaj pike është e paarsyetuar.

“Pse po tërhiqet sot ky ligj, i cili për me tepër se një vit është në pritje. Arsyetimi se një grup parlamentar nuk është prezent dhe po na kushtëzon, është i paqëndrueshëm, sepse Parlamenti nuk mund të kushtëzohet nga një grup parlamentar. Ka kuorum për të proceduar dhe grupi i deputetëve është i mjaftueshëm”, ka thënë Limaj.

Nuk mund të tërhiqet ligji vetëm se Lista Srpska nuk është këtu, ka thënë Limaj, duke vlerësuar se tërheqja e këtij ligji vjen për arsye se qeverisja e Mustafës nuk i ka numrat.

“Nuk i keni votat për ta votuar demarkacionin në variantin e plotë. Jo për shkak të listës serbe po për shkak të votave që si keni. Ne kemi nevojë dhe kohë për tu bindur dhe për t’i hequr dilemat. I nderuar kryeministër, kisha kërkua nga ju me qenë me i qartë në arsyetimin tërheqjes së këtij projektligji, për të cilin keni thënë nuk i keni votat. Hajdeni ta votojmë. Lista Serbska po thotë nuk na i keni përmbush disa premtime dhe atëherë vijmë në parlament”, tha Limaj.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...