Konjufca: Nuk ishte tërheqje, por dështim i Projektligjit për demarkacionin

1 Shtator 2016 - 14:57      

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca pas tërheqjes së Projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se këtë demarkacion kaq të gabueshëm asgjë nuk e përshkruan më mirë se ikja e turpshme e kryeministrit, duke konfirmuar dështimin e këtij demarkacion në Kuvend.

“Unë sot do ta konsiderojë këtë votim dhe pse dështoi demarkacioni janë pesë faktor që dua t’i falënderojë, siç është populli i Kosovës, ekspertët e pavarur-profesorët e Universitetit të Prishtinës, pastaj aktivistët që po vuajnë në burgje, deputetët e LDK-së dhe PDK-së që e bënë të pamundur që Qeveria mos t’i ketë numrat, dhe në fund falënderojë opozitën, duke mos kursyer trysninë e Qeverinë, bënë që demarkacioni të mos votohet sot dhe unë do ta konsiderojë si një votim që është votuar e nuk ka kaluar”, ka thënë ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...