Foto: Koha

Shefja e re e Zyrës së BE-së në Kosovë mori detyrën

1 Shtator 2016 - 14:26      

Shefja e re e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, bullgarja Natalija Apostollova, ka marrë sot detyrën, u njoftua nga kjo zyrë. Ajo vendin e shefes së Zyrës së BE-së dhe të përfaqësues speciale të BE-së në Kosovë e trashëgon diplomatin slloven, Samuel Zhbogar, transmeton Koha.net.

Apostollova më para kishte punuar si ambasadore dhe shefe e delegacionit të BE-së në Tripoli (Libi). Ka qenë zëvendëse e shefit të delegacionit të BE-së në Egjipt, por ka punuar edhe si diplomate e Bullgarisë në përfaqësinë e përhershme të Bullgarisë në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë, si dhe në përfaqësinë e përhershme të Bullgarisë në BE.

Në diplomacinë e vendit të saj ka qenë e angazhuar tash 25 vjet.

Karriera e saj në Komisionin Europian pranë drejtorit të përgjithshëm për Zgjerim është e lidhur ngushtë me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Parardhësi i Apostollovës, Samuel Zhbogar, ka kryer funksionin e përfaqësuesit special të BE-së dhe të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë nga viti 2012, ndërsa karrierën diplomatike e vazhdon në Maqedoni, ku do të kryesojë delegacionin e BE-së.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...