FMN miraton këstin e tetë për Shqipërinë, afro 35 milionë euro

1 Shtator 2016 - 14:00      

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, përfundoi sot rishikimin e tetë të performancës ekonomike të Shqipërisë në kuadër të Objektit të Fondit të Zgjeruar.

Kjo mundëson lëvrimin e menjëhershëm të 28,65 milionë SDR (rreth 35.9 milionë eurove), duke e çuar disbursimet totale sipas marrëveshjes në 298,3 milionë euro. Vendimi në fjalë u mor pa një takim formal.

Në fund të prillit 2016 janë plotësuar kriteret e performancës dhe është bërë një progres i mirë me agjendën e reformës strukturore, deklaron FMN.

Rimëkëmbja ekonomike po forcohet, mbështetur nga investimet që lidhen me energjinë, dhe falë rimëkëmbjes graduale të kërkesës së brendshme. Deficiti i llogarisë korente është zgjeruar për shkak të investimeve të huaja direkte. Ndërkohë, inflacioni po rikuperohet dhe presioni inflacionist shfaqet i dobët.

Në deklaratën e FMN-së theksohet se rritja e kredisë mbetet e ngadaltë, duke u kufizuar nga kreditë e këqija. FMN rekomandon që autoritetet politikëbërëse të përqendrohen në rregullim fiskal, duke mbështetur rritjen nëpërmjet lehtësimit monetar. Bordi Ekzekutiv miratoi një marrëveshje 36-mujore nën EFF për Shqipërinë më 28 shkurt 2014 me një shumë ekuivalente me 295,42 milionë SDR (rreth 370,0 milionë euro).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...