Foto: Koha

Fjalosje mes deputetit Ismaili e kryetarit Veseli

1 Shtator 2016 - 13:41      

Në momentin kur ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, përfundoi fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, nga ulësja e tij, deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili i është drejtuar Grabvocit me disa fjalë, që nuk janë dëgjuar qartë se çfarë i ka thënë.

Për këtë reagim mori fjalën kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i tha Ismailit: “Skenderbeg, ngrihu e merre fjalën në foltore e mos bërtit nga atje”.

Ismaili ju drejtua edhe Veselit me zë të lartë, duke i thënë se “për ty jam Fisnik Ismaili, e jo Skenderbeg”.

“Mos bërtit Fisnik Ismaili, se askush nuk po të tutet. Take it easy, sepse ti e kupton anglishten”, i tha Veseli më tej.  

Situata u qetësua menjëherë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...