Lejet e ndërtimit në Shqipëri nga sot vetëm në mënyrë elektronike

1 Shtator 2016 - 13:24      

Tiranë, 1 shtator - Nga sot,1 shtator, çdo aplikim për lejen e ndërtimit bëhen vetëm në mënyrë elektronike.

Sistemi elektronik për lejet e ndërtimit realizon njëkohësisht parimin e shërbimit me një ndalesë përmes ndërveprimit elektronik të të gjitha institucioneve të përfshira si dhe do të evitojë vonesat në vendimmarrje.

Sistemi funksionon: Së pari, aplikimi për leje kryhet vetëm online në portalin e-Albania, ku secili aplikues do të aksesojë me kredencialet e tij. Aplikuesi duhet të plotësojë hap pas hapi të dhënat e kërkuara lidhur me llojin e kërkesës që paraqet (p.sh. leje ndërtimi, shtyrje afati, leje përdorimi, plotësim dokumentacioni etj); llojin e kategorisë së ndërtimit (standarde apo kompleks); nëse është procedurë e përshpejtuar dhe të dhënat e pronës ku ndërtohet.

Më pas, është sistemi që do të mund të lidhet dhe marrë automatikisht të dhëna nga regjistrat e gjendjes civile dhe QKR.
Dokumentacioni i nevojshëm për shqyrtimin e kërkesës do të ngarkohet online nga aplikuesi, pasi të jetë nënshkruar prej personave përkatës me firmë elektronike, bashkë me një deklaratë të vetë aplikuesit lidhur me vërtetësinë dhe autenticitetin e dokumentit të ngarkuar në sistem.

Gjatë gjithë procesit, aplikuesi do të njoftohet me e-mail lidhur me statusin e aplikimit të tij dhe do të marrë po kështu me e-mail njoftim për të gjitha vendimet që do të merren lidhur me aplikimin e tij

Pas dërgimit të aplikimit, sistemi do të njoftojë nëpunësit e Bashkisë kompetente ose të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, në rastin e lejeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, në e-mailin e tyre zyrtar, lidhur me faktin se nje aplikim është në pritje për shqyrtim në llogarinë e tyre, përmes portalit e-Albania.

Gjithë sistemi do të monitorohet nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, si kontrollues final automatik i gjithë procesit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...