
1 Shtator 2016 - 13:22
Përmes një komunikate për media, ky subjekt politik thotë se kundërshtimi politik e qytetar, për tash e një vit, duke përfshirë protestat, peticionin e mbi 200 mijë qytetarëve, gazin në Kuvend dhe plot aktivitete opozitare e qytetare, “e kanë dhënë efektin e vet dhe sot një numër i mjaftueshëm i deputetëve e kanë kuptuar se marrëveshja është gabim, dhe prandaj vota e tyre do të jetë kundër”.
“Në këto momente vendimtare, përpara votimit të një çështjeje jetike për Kosovën, të gjithë duhet të jemi të matur e të përgjegjshëm, dhe të mos biem pre e presioneve apo provokimeve, por të mos e ndryshojmë votën kundër. Demarkacioni duhet të rrëzohet me votën e të gjithë deputetëve, pa dallim partie politike, rajoni, apo etnie. Vota kundër është votë për Kosovën si një dhe e pandashme. Liderët e shumicës, duhet ta kuptojnë, se shumica e deputetëve dhe e popullit të Kosovës, nuk e mbështesin marrëveshjen e tyre! Kjo është demokracia, prandaj çdo përpjekje e tyre për të prodhuar rezultat tjetër të këtij votimi, është përpjekje për ta futur vendin në qorrsokak, dhe gjithë përgjegjësia do të jetë e tyre”, përfundon reagimi i AAK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...