Haradinaj: Deputetët do të dëshmojnë se janë përfaqësues të popullit

1 Shtator 2016 - 13:11      

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të dëshmojnë se janë përfaqësues të popullit, duke votuar kundër demarkacionit.

“Të nderuar kolegë deputetë të Parlamentit të Kosovës, Kosova është një dhe e pandashme dhe territori i saj është e paprekshëm. Unë kam bindje të plotë, kam besuar dhe vazhdoj të besojë, se shumica jonë absolute jemi të vendosur, që këtë herë të mos u nënshtrohemi presioneve dhe të vihemi në anën e së drejtës, në anën e interesit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

“Sot do të dëshmojmë se ne jemi përfaqësues të popullit, dhe do të flasim e do të votojmë siç kërkon sovrani. Votimi i sotëm nuk është betejë e deputetëve të Dukagjinit, por e deputetëve të të gjithë Kosovës”, ka shtuar ai.

“Vota kundër na fuqizon të gjithë neve, e fuqizon parlamentin dhe demokracinë në vend. Qeveria mund të dëgjojë çfarëdo projektligji, ndërsa Kuvendi është ai që vendosë vetëm në emër të popullit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...