Grafit “UÇK-Jashari” në Prokuple të Serbisë, autori s'dinte shqip

1 Shtator 2016 - 13:06      

Grafiti me mbishkrimin “UÇK – Jashari”, që ka gdhirë në shkallët tek ura e hekurudhës në qendër të Prokuples, ka shokuar banorët e këtij qyteti të Toplicës, raportojnë mediet serbe.

“Grafiti që është shkruar me ngjyrë të zezë dhe i dedikohet njërit nga udhëheqësve të UÇK-së terroriste, Adem Jasharit, është denoncuar në polici, e cila është duke zhvilluar hetimet në lidhje me autorin”, shkruan “Novosti” i Serbisë, transmeton Koha.net.

Derisa në policinë e Prokuples nuk japin më shumë informacione rreth kësaj, qytetarët të cilët e hasin këtë për çdo ditë, konsiderojnë se grafiti është shkruar me qëllim të frikësimit të banorëve të qendrës së rajonit të Toplicës, e cila është më afër Kosovës.

Sipas “Novostit” linja administrative mes kësaj komune kufizohet me Kosovën në një largësi prej 106 kilometra dhe ka qenë kryesisht cak i sulmeve nga ana e shqiptarëve të Kosovës ndaj banorëve të kësaj ane, mirëpo kohët e fundit gjithnjë e më shumë paraqiten mbishkrimet UÇK në faqet zyrtare të institucioneve të kësaj ane.

Nga fotoja shihet qartë se autori i këtij grafiti do të jetë serb, i cili nuk in si ta shkruaj “Ç” në shqip, prandaj i vë dy pika mbi “C”, e po ashtu as emrin Jashari, të cilin e shkruan “Jashary”.

Vitet e fundit në këto anë, dëgjohen zëra se shqiptarët gjithnjë e më shumë janë duke blerë shtëpi dhe banesa në rajonin e Toplicës, mirëpo kjo është vështirë të konfirmohet pasi që kontratat e shitblerjes, siç supozohet, po kryhen në prezencë të dëshmitarëve dhe pa përkthim të pasurisë së patundshme nga ana e gjykatave. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...