
1 Shtator 2016 - 13:05
Siç raporton KTV, edhe deputetja Aida Dërguti është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Nga burime brenda Policisë, mësohet se dy deputetet janë arrestuar për shkak se iu është gjetur sprej lotsjellës.
Ndryshe nga arrestimi i Donika Kadaj Bujupi, e cila u shoqërua nga policia nga holli i Kuvendit, Dërguti është arrestuar në tualet të Kuvendit.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar arrestimin e Dërgutit.
“Policia ka arrestuar edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. Derisa jashtë janë qytetarët duke këmbëngulur që marrëveshja për demarkacion të mos kalojë, pushteti përmes instrumenteve të veta po e lufton opozitën. U bëjmë thirrje qytetarëve të mblidhen në protestë”, thuhet në njoftimin e VV-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...