1 Shtator 2016 - 12:41
Ai ka thënë se Vetëvendosje është e interesuar për marrëdhëniet e mira me Malin e Zi, por kundërshton marrëveshjen aktuale për demarkacion.
“Ky është një moment final ku do të vendoset për demarkacionin me malin e zi. Jemi të interesuar që të kemi marrëdhënie të mira me Malin e Zi. Kryeministri malazez ka thënë se është i gatshëm ta rishikojë marrëveshjen”, ka thënë Topalli.
“Ne jemi për demarkacion, por jo duke i falë Malit të Zi 8200 hektarë tokë. Ne do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje. Kemi kundërshtuar marrëveshjen me të gjitha metodat, ftoj deputetët e pozitës që të votojnë kundër marrëveshjes. Besojmë se kjo marrëveshje nuk do të kalojë. Besoj se një numër i madh i deputetëve të pozitës do ta kundërshtojnë marrëveshjen”, ka shtuar ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...