1 Shtator 2016 - 12:25
Derisa në Prishtinë është duke u bërë gati votimi për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe fillimi i protesës nga Vetëvendosje, që kundërshton demarkacionin, në kufrin Kosovë-Mali i Zi, ka ndodhur incidenti i parë i armatosur.
Duke iu referuar gazetës ‘Novosti’, televizioni publik raporton se shqiptarët me rafale të njëpasnjëshme kanë frikësuar fshatarët në katundet në pjesën malaziase, në pjesën e malit Mokra.
‘Novosti’ shkruan se në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës, pas paralajmërimit të AKSh-së, pjesëtarët e saj janë vendosur në afërsi të kufirit, në rastin kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe se pjesëtarët e kësaj organizate do ta kundërshtojnë me armë.
Incidenti, sipas kësaj gazete, ndodhi mbrëmë- e mërkurë, në fshatin Kalludër, në rrethin e Beranes, ku është edhe pjesa e kufirit me Kosovën.
Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe malaziasit. Situata është normalizuar.
Bëhet e ditur se pjesëtarë të shërbimit të sigurimit malaziase janë në gjendje gadishmërie, ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se edhe pjesëtarë të ushtrisë malaziase janë në gjendje gatishmërie.
Mediat e këtij vendi raportuan për dërgimin e njësive speciale policore dhe ushtarake në kufrin me Kosovën, për shkak të tensionit në rritje para votimi të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...