AGK reagon për arrestimin e gazetarit Dibran Istrefi

1 Shtator 2016 - 12:20      

Prishtinë, 1 shtator – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një reagimi ka shfaqur shqetësimin pas lajmit se është arrestuar gazetari i KlanKosova, Dibran Istrefi, gjatë kryerjes së detyrës së tij.

Nga informatat e para që i kemi nga terreni mësojmë se gazetari është arrestuar përkundër mbajtjes së akreditimit në vend të dukshëm, thuhet në reagim, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, nga burime tjera dhe të pakonfirmuara jemi informuar se gazetari tashmë është liruar.

I bëjmë thirrje Policisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve përkatëse që ta lirojnë sa më shpejt nëse deri tashmë nuk e kanë liruar, dhe gjithashtu i ftojmë që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e gazetarëve.

Ndalja e gazetarëve në çfarëdo forme paraqet trysni ndaj punës së tyre dhe ndaj lirisë së shprehjes, por është edhe në kundërshtim të drejtpërdrejt me aktet më të larta juridike të vendit tonë si dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfundon reagimi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...