Po protestohet qetë, pa incidente

1 Shtator 2016 - 12:16      

Ndërsa një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës tashmë ka hyrë në sallë, jashtë vazhdon protesta, gjithnjë e qetë e pa incidente e kundërshtarëve të ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Merret vesh se deputetët e partisë më të madhe në koalicionin qeverisës, të PDK-së ende nuk kanë mbërri në sallë, meqë duket se vazhdon mbledhja me kryetarin Kadri Veseli, në një përpjekje për të siguruar votën e të gjithëve për këtë marrëveshje. Ndërsa ata të LDK-së, që kanë qeverinë në dorë, raportohet se janë brenda.

Është raportuar se deputetët e Listës Serbe nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit, kur të votohet për ratifikimin e Marrëveshjes.

Janë edhe deputetët e opozitës dhe disa nga partitë e koalicionit që kanë deklaruar votën e tyre kundër Marrëveshjes.

Për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit midis Kosovës e Malit të Zi duhen së paku 80 vota, nga 120 deputetët e legjislativit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...