Zvicra përgatit infermierë nga Kosova

1 Shtator 2016 - 11:56      

Prishtinë, 1 shtator - Zëvendësministri i Shëndetësisë, Mevludin Krasniqi, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj ministrie priti sot një delegacion të Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, të kryesuar nga z. Stefan Sarkany, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në aftësimin profesional të kuadrit infermieror të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me Shkollën e Lartë të Shëndetësisë në Gjenevë.

Gjatë takimit, Zëvendësministri theksoi se MSh dhe institucionet shëndetësore do të jenë të gatshme të bashkëpunojnë me qëllim të realizimit të projekteve që do të bazohen edhe në ekspertizën profesionale zvicerane, transmeton Koha.net.

Ndërsa z. Sarkany tha se është në njohuri që kuadri i infermierëve në Kosovë ka nevojë për aftësim profesional, ndërsa me qëllim të vlerësimit real të nevojave ka sjellë në vizitë ekspertë që do të dizajnojnë projektin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shkollës së Lartë të Shëndetësisë në Gjeneve, që merret ekskluzivisht me trajnimin dhe aftësimin profesional të infermierëve.

Pas takimit në Ministri të Shëndetësisë, delegacioni nga Zvicra ka vizituar QKUK-n.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...