1 Shtator 2016 - 11:32
Me këtë rast, komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajori Miglietta ka thënë se zhvendosja drejt një qasjeje më pak kinetike dhe rritja e efikasitetit të forcave vendore të sigurisë do të çojë në një shqyrtim të misionit aktual te KFOR-it, por gjithmonë duke e ruajtur efikasitetin për t’u përballur më çështjet e papritura, raporton KTV.
“Tani duhet që ne, bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet e Kosovës të jenë shumë të kujdesshme të mos e pengojmë procesin me sasi të tepërt të optimizmit apo duke siguruar rezultate të shpejta dhe të lehta politike për audiencën e brendshme. Ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi t'i kthejmë sfidat në mundësi”, ka thënë Miglietta. Ai po ashtu ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha pushteteve për të arritur paqen. “Tani, më shumë se kurrë, udhëheqja ushtarake dhe politike duhet të përdorin të gjitha kapacitetin e tyre për të punuar së bashku për t'i arritur qëllimet e shumëpritura”.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në këtë ceremoni, falënderoi komandantin e deritashëm dhe tërë KFOR-in për punën dhe angazhimin e tyre në ruajtjen dhe forcimin e paqes në Kosovë dhe në rajon.
“KFOR-i vazhdon të mbetet organizata që gëzon besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është e rastësishme. Është rezultat i punës profesionale, të paanshme, të suksesshme që trupat e KFOR-it kanë bërë gjatë tërë këtyre viteve”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ai shtoi se kjo punë nuk është aspak e lehtë.

“KFOR-i mbron kufijtë e jashtëm të Kosovës, por edhe përkrah Kosovën përbrenda. KFOR-i ofron ndihmë humanitare të gjithanshme për të gjitha komunitetet. KFOR-i përkrah shkollat, spitalet, organizatat joqeveritare, mediat. KFOR-i mbështet drejtpërdrejt çdo qytetar të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo rajonin ku ata jetojnë. Pra, KFOR-i në Kosovë jo vetëm që ruan paqen, por edhe ndërton paqen”, tha presidenti Thaçi.
“Mbi këto parime është ndërtuar edhe miqësia jonë, e qytetarëve të Kosovës dhe KFOR-it”, shtoi ai.
Presidenti Thaçi vlerësoi lart edhe punën e gjeneralmajorit Miglietta.
“Si një ushtarak që ka shërbyer edhe më herët në Kosovë dhe në rajon, gjeneralmajori Miglietta e dinte sa e rëndësishme është që të mbahet komunikimi i mirë me qytetarët. Nëpërmjet këtij komunikimi jepen më fortë se në çfarëdo mënyre tjetër mesazhet e paqes, të pajtimit, të bashkëpunimit, mesazhe që tregojnë se të gjithë kemi përgjegjësi për të ndërtuar jetë më të mirë në rajon. Prandaj, për angazhimin e tij, i themi një faleminderit të madhe dhe të sinqertë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Për punën e tij në Kosovë, për thellimin e besimit dhe të përkrahjes për të gjithë banorët e Kosovës, në fund presidenti Thaçi e dekoroi gjeneralmajorin Miglietta edhe me Medaljen Ushtarake të Presidentit të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...