1 Shtator 2016 - 11:02
Sipas njoftimit për medie për këtë takim, presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën dhe për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk ka thënë se njëjtë sikurse Kanadaja, edhe Kosova promovon paqen, pajtimin, luftimin e ekstremizmit, prandaj edhe përkrahja nuk mungon.
“Në forcimin e vlerave, mbi këto parime angazhohemi edhe ne”, ka thënë ambasadori Maksymiuk.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori Maksymiuk kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e ekonomisë dhe sigurisë.
“Mundësitë ekzistojnë dhe ne duhet të zgjerojmë bashkëpunimin bilateral edhe në fushën e ekonomisë. Kosova është e hapur për investitorët kanadezë”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se hapësirë për zgjerimin e bashkëpunimit ka edhe në fushën e sigurisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...