Deputetët sot deklarojnë votën për ose kundër demarkacionit me Malin e Zi

1 Shtator 2016 - 09:05      

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën e radhës për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo çështje është kthyer në një prej problematikave më të mëdha të Kosovës, pasi që ky version i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është kundërshtuar në mënyrë të fuqishme nga opozita dhe një grup ekspertësh.

Ata thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb 8 mijë hektarë tokë, derisa kanë deklaruar se do të votojnë kundër kësaj marrëveshje.

Në anën tjetër, partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka thirrur një protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Edhe disa deputetë të pozitës, së fundmi kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro kësaj marrëveshje, pasi që ata besojnë se Kosova rrezikon të humb territor.

E krerët e institucionevetë Kosovës janë të bindur se kjo marrëveshje do të ratifikohet sot, duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se Kosova humb territor.

Seanca fillon në orën 11:30.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...