Sot protestohet kundër demarkacionit

1 Shtator 2016 - 08:58      

Gjysmë ore para se seanca e Kuvendit të Kosovës të fillojë për ratifikimin e marrëveshjes së shënjimit të vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi,partia më e madhe opozitare në vend, Lëvizja Vetëvendosje, ka thirrur një protestë gjithëpopullore për kundërshtimin e kësaj marrëveshje.

Zyrtarë të Vetëvendosjes, ditë më parë kanë paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore, derisa do të kërkojnë t’i thuhet jo ratifikimit të kësaj marrëveshje, e cila sipas tyre cenon integritetin territorial të vendit.

Protesta do të fillojë sot në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...