1 Shtator 2016 - 08:43
Kryeministri Mustafa, përmes rrjetit social Facebook ka postuar dy statuse, të cilat i bënë bashkë për shkak të natyrës dhe temës së njëjtë.
Në vazhdim, statuset e plota të kryeministrit:
Ende pa e lexuar dhe pa e studiuar mire, disa filluan ta shpallin të pabesueshëm opinionin e profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Weller. Natyrisht se kanë të drejtë, sepse profesori Weller, besoj kurrë në jetën e tij, nuk ka marrë pjesë në një tubim ‘shkencor’ si ai i dt. 3 gusht 2016.
Nuk më dhimbset shumë profesori Weller që nuk pati rast të dëgjojë dhe të mësojë nga argumentet “shkencore”, por më dhimbset akademik Hivzi Islami, që megjithë durimin dhe përkushtimin e tij për të kontribuar në atë takim, në vend se të vlerësohej dhe të respektohej, u atakua me disa sjellje huligane. Veç edhe Marc Welleri na paska munguar t’i tregojmë se “ od Çakora pa do mora to je nasha Crna Gora” (kënga, nga Çakori deri në det, ky është Mali i Zi ynë) dhe se “…Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran”.
Argumente shkencore, se s’ka mahi!
Unë e vlerësoj shumë opinionin e profesorit Marc Weller. Por nuk i vlerësoj argumentet "shkencore" të atyre që në tryezën e 3 gushtit merreshin me këngë malazeze dhe thoshin se Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran. Që nuk është Bibël dhe Kuran e dimë, por pavarësinë e kemi shpallur mbi këtë Pako dhe jemi betuar me Deklaratë të Pavarësisë që do ta respektojmë. Prandaj nuk ka nevojë të keqinterpretohem.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...