Krasniqi: Pse është i pabesueshëm opinioni i Marc Wellerit

1 Shtator 2016 - 00:48      

Ish kryeparlamentari i Kosovës dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj opinionit të profesorit të të drejtës ndërkombëtare Marc Weller për Marrëveshjen mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Në vazhdim reagimi i Jakup Krasniqit:

Pasi opinioni i profesorit Marc Welleri ka ardhur në momentin e fundit dhe nuk jep kohë për t’u kundërshtuar profesionalisht, është tregues i mjaftueshëm se opinioni i tij është kryekreje në shërbim të Raportit të Komisionit Qeveritar. Përveç kësaj, profesori i nderuar, me opinionin e tij, u ka ardhur në ndihmë kryeministrit e Presidentit të Kosovës, të cilët me një fanatizëm të papërshkruar që nga fillimi kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të Raportit të Komisionit Qeveritar.

Opinioni i profesorit të nderuar Marc Weller do të duhej të merrej seriozisht, sikur Kryeministri e Presidenti i Kosovës të kishin shfaqur shenja të dyshimit e të mos pranimit të marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi.

Profesori Weller, sikur të ishte serioz, ketë opinion është dashur ta përballë me ekspertet tanë në debatin e 3 gushtit 2016.

Si përfundim, ky opinion, për arsyeje që u cekën,( me gjithë respektin e madh që kam për autorin për shkak të bashkëpunimit që kam pasur në Rambuje e në Vjenë), nga askush e më nga askush nuk duhet të merret si opinion serioz.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...