Ç’thanë liderët e 4 partive në Maqedoni pas caktimit të zgjedhjeve për 11 dhjetor

31 Gusht 2016 - 23:49      

Pas arritjes së marrëveshjes për zgjedhje më 11 dhjetor, liderët e katër partive kanë dhënë deklaratat e para. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se sot regjimi i kryetarit të VMRO-DPMNE shkon në histori dhe se Maqedonia hapëron drejt të një ardhme të re.

“Kemi bërë betejë që qytetarët e Maqedonisë më 11 dhjetor të mund të votojnë lirshëm. Koha e dhunës zgjedhore dhe falsifikimit të vullnetit të lirë të qytetarëve përfundoi. Me këtë përfundoi edhe koha e regjimit të Nikolla Gruevskit”, theksoi Zaev.

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski tha se në zgjedhje qytetarët do të vendosin dhe se LSDM më nuk mundi që ti ikë mbajtjes së zgjedhjeve, pasi që të gjitha kushtet e saj u pranuan. “Kemi bërë shumë hapa me qëllim që t’i sjellim në situatë që të mos mund më shumë ti shtyjnë zgjedhjet, se nuk kanë ku të ikin më, të ballafaqohen me popullin dhe ti mundësohet popullit që të dal në zgjedhje dhe të thotë fjalën e tij”, theksoi Gruevski.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se janë plotësuar të gjitha kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Më në fund të gjitha forcat politike parlamentare arritën marrëveshje, me çka u pajtuan se janë plotësuar të gjitha kushtet për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike me ç’rast zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor të vitit 2016.”

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi se PDSH tha se zgjedhjet janë të rëndësishme dhe se shpresa dhe garanca kryesore e PDSH mbetet tek faktori ndërkombëtar. “Ne do të vazhdojmë të kemi sjellje konstruktive, dhe se shpresa kryesore dhe garanca për PDSH mbetet faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE dhe institucionet që do të monitorojnë zgjedhjet në Maqedoni”, theksoi Thaçi. Sipas tij, përgjegjësinë kryesore do ta mbajnë partitë që formojnë Qeverinë, prej pasnesër e më tutje.

Ambasadori amerikan Xhes Bejli theksoi se kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe do të bëjnë gjithçka që të jetë e mundur të sigurojnë që zgjedhjet të jenë kredibile që qytetarët të votojnë lirshëm. Përfaqësuesi i BE-së theksoi se vendimi i liderëve tregon vullnetin politik për çuarjen e vendit përpara dhe tani obligim i të gjitha partive është që qytetarët të sigurohen se do të kenë zgjedhje të lirë në zgjedhje kredibile. Sipas marrëveshjes, të premten do të votohet Qeveria e re kalimtare pjesë e së cilës bashkë me VMRO-DPMNE dhe BDI do të jetë edhe LSDM.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...