31 Gusht 2016 - 23:48
Ai ka akuzuar “klanin kriminal të Adem Grabovcit se bashkë me policinë ua kanë montuar ngjarjen aktivistëve të Vetëvendosjes në mënyrë që të frikësojë qytetarët.
“Mendoj që kjo propagandë e Policisë është propagandë për të frikësuar qytetarët dhe për të mirëmbajtur këtë pushtet. Ajo që ka ndodh sot në sallën e gjyqit ku gjashtë aktivistët janë dërguar atje për të marrë masën e caktuar për ta është shumë interesante. Prokuroria e Kosovës ka hequr dorë nga armëmbajtja pa leje dhe në anën tjetër ekspozimi i atyre armëve nuk është në vijë me atë që kanë thënë policët më herët. Pra mendoj që kjo Polici që është emëruar nga Adem Grabovci, është polici që po i shërben aspektit kriminal të qeverisë në Kosovë. Nuk po them që krejt policia është në duar të tyre, por është një grup që është në shërbim të klanit. Natyrisht që ata nuk kanë gisht në këtë rast. Është ngjarje e montuar. E vërteta do të dalë shumë shpejt në shesh. Ata nuk kanë prova për këtë rast”, ka thënë Ymeri në Interaktiv të KTV-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...